Partia Socialiste fitoi zgjedhjet në bashkinë e Rrogozhinës. Me 5348 vota, qytetarët e Rrogozhinës i kanë besuar Edison Memollës drejtimin e bashkisë së këtij qyteti.
Ndërkohë në vendin e dytë është renditur kandidati i Partisë Demokratike, Ferdinand Saraçi me 1996 vota, ndërsa në të tretin, kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Hekuran Xhani me 1550 vota.
Sipas te dhenave nga KQZ, votat në përqindje ndahen si më poshtë:
Partia Socialiste:
Edison Memolla – 5348 vota ose 60.73%
Partia Demokratike:
Ferdinand Saraçi – 1996 vota ose 21.96%
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:
Hekuran Xhani – 1550 vota ose 17.31%