Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të sindikatave në vend.
Këtij takimi i është bashkuar edhe kreu i Bashkimit të Sindikatave Gëzim Kalaja, i cili theksoi se minatorët meritojnë më shumë vëmendje dhe se janë lënë në harresë.
Më tej shtoi se nuk do të ndalet deri në arritje e miratimit të marrëveshjes së statusi i minatorit.
“Statusi i minatorit është i rëndësishëm, i bëj me dije doktorit që në historinë e industrisë minerare janë 587 minatorë që kanë gjetur vdekjen në nëntokën shqiptare. Ne bëmë projektin por nuk e bëmë që të përfitonin minatorë që dalin në pension deri në 2014. E kemi bërë këtë projekt për vazhdimësinë e të gjithë brezave të minatori. Bëj me dije se përpara se të vendosim marrëveshjet, që këtë duhet ta dinë se nuk jemi për kërkesën e atyre minatorëve që dalin në pension deri në 2014, por në vazhdimësi. Këtë doktor do ta kërkojmë me këmbëngulje”, tha më tej Kalaja.
Nga ana e tij kreu i PD Sali Berisha e siguroi se kjo marrëveshje do të miratohet
Berisha: I sigurt që do ta miratojmë pa diskutim. Ju siguroj se statusi i minatorit do të jetë për të gjithë ata që plotësojnë kushte e njohura për të marrë atë status. Nuk mund të ketë një vit para apo pas kësaj. Do jetë për çdo gjeneratë.
Kalaja: Jam i bindur se do ta mbash angazhimin dhe nëse nuk e mban do të na kesh përpara Kryeministrisë