Gropa e ujit në mes të autostradës tek Mali i Robit në Kavajë merr “në qafë” shoferin, momenti kur makina “noton” dhe përplaset

Kavaja.Net ka publikuar pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur ditën e djeshme tek Mali i Robit në Kavajë.

Siç shihet në një video të postuar në rrjetet sociale, makinë tip “Ford” teksa lëvizte me shpejtësi ka kaluar mbi një pellg ujë, gjë që ka bërë efektin ”Aquaplanin” dhe ka shkaktuar aksidentin në Golem.

Makian është rrotulluar disa herë dhe është përplasur me bordurat anësore. Por çfarë është “Aquaplaning” në rrugë?

Aquaplaning ose hydroplaning nga gomat e një mjeti rrugor, ndodh kur një shtresë uji ndërtohet midis rrotave të automjetit dhe sipërfaqes së rrugës, duke çuar në një humbje të fërkimit që pengon automjetin të reagojë ndaj tentativave të kontrollit. Nëse ndodh në të gjitha rrotat njëkohësisht, automjeti bëhet, në fakt, një send i pakontrollueshëm.