Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin ‘Open’ në News24 rreth zhdukjes së Ervis Martinajt.
Siç edhe ka theksuar më hrët gazetarja Lala tha se në videon e siguruar ku shihen lëvizjet e fundit nga Martinaj, ka qenë në shoqërinë e një vajze.
“Kishte dyshime se kishte marrë pjesë në varrimin e kushëririt të tij, Brilant Martinaj. Po ashtu dy ditë nga data 5 husht ka një moment tjetër të pamjeve vizuale të tij, në datën 9 babai i tij i thotë prokurorisë se ka humbur kontaktet me të birin e tij. Ky është një hetim i vështirë për autoritetet tona. Prokuroria është duke hetuar”, tha gazetarja duke shtuar: “Nëse Jeton Lami flet sa lart shkon inkriminimi i policisë. Nëse shteti nuk ndërhyn në trekëndëshin Tiranë-Nikël dhe Fushë Kuqë do të ketë masakër”, tha ajo.