Protesta e nesërme në Bulevard, forcohen me fletë metalike dyert e Kryeministrisë

 

Teksa të shtunën në orën 11:00 është paralajmëruar një tjetër protestë kundër rritjes së çmime, Kryeministria merr masa. Sipas pamjeve të sjella nga gazetarët tanë, shihet se dyer e Kryeministrisë po forcohen me fletë metalike.

Me sa duket Kryeministria pret një protestë më të madhe se këto të zhvilluara gjatë këtyre tre ditëve.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë paralajmëruar protestën e radhës paraditen e së shtunës para Kryeministrisë, ku pritet një pjesëmarrje më e madhe, pasi iu është bërë thirrje edhe rretheve të bashkohen në kryeqytet.