“Fushata për kursimin e energjisë”, Neritan Bajaziti apel të moshuarve: Të fikim llampat e panevojshme dhe kursejmë!

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë Neritan Bajaziti i është bashkuar fushatës së qeverisë për kursimin e energjisë elektrike.

Dy ditë nga vendimi i ERE për rritjen e çmimit për faturat mbi 800 Kwh në muaj për familjet, Bajaziti ka takuar të moshuarit për t’i nxitur në kursimin e energjisë.

Drejtori kërkon nga banorët e insitucionit që drejton të fikin çdo llampë të panevojshme për të ndihmuar kursimin dhe pasur energjinë në dimrin që po vjen.

“Bashkëbisedim me te moshuarit per Kursimin e Energjise Elektrike, sfida me energjinë tashmë nje nga çështjet kryesore, kursejmë ndezje e një llambe💡te panevojshme sot qe tē kemi energji ne dimrin qe na pret”, thuhet në masazhin e drejtorit Neritan Bajaziti.