Ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur reagimit të ambasadës ruse lidhur me deklaratat e tij, për refuzimin e një ryshfeti nga kompania Gasprom.
Ambasada ruse në Shqipëri, me anë të një reagimi, shtroi pyetjen se sa ishte shuma që Berisha i kërkoi kompanisë Gasprom, të cilën ajo nuk e përmbushte dot.
Duke u nisur nga ky reagim, ish-kryeministri ka zbuluar ofertën të cilën i bëri kompania e gazit, që të kundërshtonte projektin e TAP.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdorën të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.
Njoftim shtypi!
Lidhur me deklaraten time te djeshme për përpjekjet korruptive të Gaspromit pranë meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot?
Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!
1-Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdorën të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.
2- Në javën e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin që vijon: “në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndërtimin e një gazsjellesi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.
-Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.
-Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit.
Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim. Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat!