Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon sot një takim me deputeten e PD-së, Jorida Tabakun në Kryesinë e Kuvendit.
Mësohet se Tabaku do të presë në zyrën e saj ambasadoren e SHBA-ve.
Në fokus të bisedës së tyre mësohet se është çështja e integrimit të Shqipërisë në BE. Kujtojmë se sot Shqipëria pas hapjes së negociatave në korrik, ka nisur në Bruksel negocimin e grupit të kapitujve themelorë, me fokus Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.