SPAK ka marrë në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Rulin, lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani, një dëshmi që ka zgjatur për më shumë se një orë.
Ruli qëndroi afro një orë dhe dha shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin. Ky kallëzim është bërë nga PS dhe kreu i grupit parlamentar socialist, i cili iu drejtuar SPAK duke thënë se ka shkelje të rënda në lidhje me këtë privatizim.
Ruli u është përgjigjur të gjitha pyetjeve, ndërsa burime kanë bërë me dije se ka pretenduar se ka zbatuar të gjitha procedurat e posaçme lidhur me privatizimin, ndërsa ka refuzuar që të flasë për mediat.
Ndërkohë, një ditë më parë në SPAK ka dëshmuar edhe ish-drejtuesi i Komandës së Mbështetjes Logjistike të FA, Vladimir Qiriazi, ku u pyete si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Më herët për të njëjtën çështje ka dëshmuar në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.