Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat, ka kërkuar që të thirret në një seancë urgjente dëgjimore në Kuvend, Enti rregullator i Energjisë, për të dhënë sqarime lidhur me vendimin për fashën e konsumit të energjisë
Ilir Meta: Të thirret në seancë urgjente ERE për të arsyetuar vendimin e fundit për fashën e konsumit të energjisë dhe problematikat e menaxhimit të sistemit. Ka detyrim të shpjegojë para Kuvendit arsyet për këtë vendim.