SPAK ka marrë në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Rulin, lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.
Këtë të martë, në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur për t’u marrë në pyetje ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli.
Më pak se një orë ka qendruar ish ministri në ambientet e SPAK, ku në dalje nuk ka dhënë deklaratë për mediat.
Më herët për këtë hetim kanë dhënë dëshminë e tyre ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu si dhe një ditë më parë në SPAK u pyet edhe ish gjenerali Vladimir Qirjazi.