Ka nisur turi i parë i Kupës së Shqipërisë në futboll, ku Besa e Kavajës nuk ka shkuar më shumë se një barazim në ndjeshjen e parë.
Takimi i parë në turin e parë u rezervoi kavajsve një ndeshje përballë Korabit, e cila përfundoi në barazim 1-1.
Goli i vetëm për verdhezinjtë u shënua nga Onuh dhe nuk mjaftoi për ti dhënë Besës suksesin e shumë pritur nga tifozët. Ndeshja u luajt në stadiumin e Peqinit dhe Besa ishte pritëse ndërsa ndeshja e kthimit do luhet në Peshkopi.
Ky barazim nuk eshtë një rezultat i mirë për ekipin kavajas pasi rrezikon të eleminohet që në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë.
Besa – Korabi 1 – 1
Shenues: Onuh / Lala
Ndeshja u luajt në Peqin