Nga shembja e galerisë në fshatin Lajthizë në Tropojë, kanë humbur jetën dy minatorë të cilët kishin mbetur të bllokuar brenda saj.
Fillimisht është nxjerrë i pajetë Adil Dautaj 41-vjeç. Ndërkohë pas disa orës kërkime është bërë e mundur edhe nxjerrja e trupit të dytë, Afrim Zhuta 40 vjeç.
Njoftimi i policisë
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se:
Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.