Aksident i shumëfishtë në aksin Kavajë-Durrës/ Dy persona përfundojnë në spital, ja gjendja e tyre shëndetësore!

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i shumëfishtë i regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor, Kavajë-Durrës.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasit V.R. dhe E.S. Ata janë transportuar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.