Lajmi i Fundit/ Aksident në Kavajë, disa makina përplasen, nuk dihet nëse ka të lënduar

Nje aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Kavajë. Sipas burimeve të Kavaja.Net disa makina janë përplasur me njëra tjetrën në autostradën Kavajë- Durrës.

Perplasja ka ndodhur pranë një pike karburanti pranë Varrezave të qytetit të Kavajës.

Siç shihet nga foto e sjella në redaksinë tonë, një mjet tip Golf është përplasur me një opel.

Nuk dihet Nëse nga përplasja e mjeteve ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Kavaja.Net