120 sportistë nga 10 shtete, Kavaja mirëpriti Turneun Ndërkombëtar të Xhudos

Mesazhi i Kryetarit të Bashkisë Kavajë Redjan Krali:
Kaq i lumtur që ishte pikërisht Kavaja që mirëpriti Turneun Ndërkombëtar të Xhudos me plot 120 sportistë pjesëmarrës nga 10 shtete të Europës 💪🏻
Palestrat tashmë moderne dhe me standardet më cilësore të qytetit na mundësojnë organizimin e aktiviteteve me dimensione të tilla. 
Bashkëpunimi i vyer me Federatën Shqiptare të Xhudos dhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) mundësoi jo vetëm që Kavaja për shume ditë të bëhej qyteti mikpritës i plot nacionaliteteve por gjithashtu patëm nderin të kishim pranë nesh Kampionet e Shquara Majlinda Kelmendi, Disrie Krasniqi dhe Nora Gjakova! 
Kavaja dhe Sporti do të jenë gjithmonë bashkë! Terrenet e reja sportive dhe Palestrat cilësore janë Hapi i parë i mbarë për të rikthyer një faqe të historisë që na bën krenar! 
#BashkiaKavajë
#KOKSH
#FSHXH