Reja publikon listën kundër Spanjës dhe Gjerorgjisë, 3 afrime të reja tek kuqezinjtë


Shqipëria do të luajë dy miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë, që priten të jenë sfida shumë të forta për Kombëtaren tonë.

Në kuadër të këtij testi trajneri Edi Reja ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve të grumbulluar.  Bie në sy grumbullimi i disa lojtarëve të rinj si mesfushori Kristjan Asllani që po shkëlqen me fanellën e Empolit në Serinë A.

Debutes janë gjithashtu dhe portieri Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën dhe mbrojtësi Adrian Bajrami që luan me Benfikën.

Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë sulmuesi Xhiakomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë me klubin në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të probleme fizike.

Shqipëria do të luajnë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji.

Më poshtë keni listën e plotë.

reja