Në ndihmë të banorëve, Stomatologu Aleksander Troka nderohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit” Kavajë

Stomatologu Aleksandër Troka u nderua dje me titullin e Lartë “Mirënjohja e Qytetit” të Kavajës për kontributet dhe ndihmën e dhënë në shërbim të qytetarëve.

Përmes një ceremonie ku merrnin pjesë politikanë miq dhe të ftuar, Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali i dorëzoi titullin e mirënjohjes dentistit Troka si një vlerësim për veprimtarin e tij në “Klinika 23”.

“Jam veçanërisht i lumtur që i shërbej Kavajës me plot miq e njerëz të rrallë, që nuk i kanë kursyer kurrë veprat e mira për këtë qytet. I nderuar ti dorëzoja titullin “Mirënjohje e Qytetit” z. Aleksander Troka, i cili ka zgjedhur me zemërgjerësi të kujdeset për shtresat më në nevojë të shoqërisë (pensioniste, invalidë, në vështirësi ekonomike) duke u ofruar shërbime stomatologjike pa asnjë pagesë!”, shkruan Krali në mesazhin e tij. /Kavaja.Net