Rama: Do sekuestrohet çdo pikë karburanti që kalon çmimin e vendosur nga bordi

Kryeministri Edi Rama tha dje se dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë kapur me faturë mbi çmimin e caktuar dhe se të dy subjektet janë gjobitur.

Kreu i qeverisë deklaroi se çdo abuzim do të ndëshkohet dhe se nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.

Mesazhi:

Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. 

Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.

Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare.