“Sonte” kthehet në hit, Fatmir Sufa korr suksesin e radhës 130 mijë klikime në 24 orë

Këngëtari i Fatmir Sufa vazhdon të konfirmohet si i preferuar në tregun muzikor. Ai nxorri dje këngën e fundit të titulluar “Sonte” dhe menjëherë ajo u kthye në hit. Në vetëm 24 Orë nga hedhja e saj në kanalin e tij në “You Tube”, “Sonte” arriti të tërheqë vëmendjen e audiencës duke arritur në 130 Mijë klikime.

PËR TË DËGJUAR KËNGËN KLIKONI LINKUN

Në kanalin me 11 Mijë subscrib “abonentë” arriti të korrë një sukses të tillë.

Kënga është pëlqyer nga të rinjtë të cilët kanë nisur ta dëgjojnë në bare dhe makina.

Kujtojmë që Fatmir Sufa është edhe krijuesi i hiteve të tjera si “Chiki Dam”, “Cak Pak hopa hopa”, “1 shans”, “Vet m’ke lonë” dhe bashkëpunimeve me këngëtarë të tjerë të suksesshëm brenda dhe jashtë vendit./Kavaja.Net