“Është politike”/ Andi Lila rikthehet në fushën ku e përzunë, ja mesazhi i dhënë

Një incident ndodhi disa kohë më parë në vendin e quajtur “Fusha e Vjetër” në Kavajë, ku drejtori i asokohe doli në një video ku i kërkonte ish-futbollistit të kombëtares, Andi Lila të largohej nga fusha, me arsyetimin se nuk kishte leje.

Pas një debati verbal, futbollisti Lila nuk mundi të regjistronte intervistën që po bënte dhe u detyrua të largohej.

Sot, ai është rikthyer sërish në fushën ku ka dhënë gjakun e shpirtin, me një ftesë të veçantë të drejtorit sportiv të Bashkisë së Kavajës, Klodian Bajaziti, Drejtori i akademisë “Besa Elitë” Ariel Shtini, ish- futbollisti Erand Hoxha duke dhënë mesazhin e bukur, që sporti është ajo që bashkon njerëz, e aq më tepër Andi Lila, një legjendë e klubit të Besës edhe të gjithë Shqipërisë.

Takimi erdhi pas një ndeshje miqsore të fëmijëve të Besës dhe akademisë së futbollit që drejtohet nga ish- Futbollisti i Kombëtares Andi Lila.