Nis asfaltimi i rrugës së Shtodhërit, Krali: Çdo ditë në shërbim të banorëve

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës së Shtodhërit, e kthyer prej vitesh në problem për banorët. 
Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka inspektuar punimet për asfaltimin e saj. 
Përmes një mesazhi në Facebook, Krali shkruan se kjo është mënyra më e mirë për t’i shërbyer qytetit. 
Mesazhi në Facebook:
#BashkiaNëPunë🚧👷🏻‍♂️
✅Nisi asfaltimi i Rrugës Shtodher. Investimet në infrastrukturë përveçse të domosdoshme për lëvizjen e banorëve janë gjithashtu mënyra më e mirë për t’i dhënë Kavajës dinjitetin e merituar. Dhe ky është fokusi i punës tonë të përditshme! 
#BashkiaKavajë
#nëshërbimtëkomunitetit💪🏻