Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë në afërsi të fshatit Karinë.
Policia njofton se në aksident janë përfshirë dy automjete, tip “Benz” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i njërës prej makinave.
Sipas News24, personi i cili ka ndërruar jetë është identifikuar me Artur Tufa rreth 40 vjeç, punonjës i shërbimit zjarrëfikës në Peqin.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.