Godinë e re për shërbimin zjarrfikës të Kavajës, Ambasadori Austriak inspekton punimet

Ambasadori Austriak në Shqipëri Christian Steiner së bashku me një delegacion deputetësh nga ky vend vizituan gjatë fundjavës qytetin e Kavajës.

Gjatë vizitës në Kavajë ata u pritën nga Kryetari i Bashkisë Redjan Krali dhe komandatin e Shërbimit Zjarrfikëses Vullnetar në qytetin tonë Enver Biturku!

Delegacioni austriak inspektoi punimet për ndërtimin e godinës së shërbimit zjarrfikës të Kavajës, një investim i qeverisë së vendit mik.

Austria ka ndihmuar shumë këtë shërbim duke bërë disa dhurata, si makina dhe mjete për zjarrëfikësit e Kavajës.

Ata vizituan, Kinoteatrin “Aleksandër Moisiu” një investim i qeverisë austriake që i shërben shumë Kavajës, duke i dhuruar qytetit një “oaz” për të ushqyer jetën sociale të qytetit me emocione të bukura!

Më herët ata vizituan edhe Kinoteatrin “Aleksandër Moisiu” një investim i qeverisë austriake që i shërben shumë Kavajës, duke i dhuruar qytetit një “oaz” për të ushqyer jetën sociale të qytetit me emocione të bukura! @Kavaja.Net