Ish-drejtori i shkollës “26 Marsi” në Kavajë denoncon: Jam persekutuar familjarisht për shkak të bindjeve politike

Partia Demokratike ka hapur dyert për qytetarët të cilët duan t’i japin zë denoncimeve të tyre.

Nga foltorja e selisë blu, ish-drejtori i shkollës në Kavajë, Bledar Teferiçi, ka denoncuar se rastin e diskriminimit të tij dhe familjes së tij për arsye politike.

Ai u shpreh se persekutimi i familjes së tij ka ndodhur nga kryetari i bashkisë së Kavajës, në lidhje me shkarkimin nga puna apo tranferimin e kujtdo që nuk ka të njejtën bindje partiake si ai.

Unë jam Bledar Teferici. Në emër të familjes Teferici, timin dhe të bashkëshortes time, Alma, dua të denoncoj sot një rast persekutimi dhe diskriminimi politik.
Ky veprim ka pasur pasoja te renda ekonomike, profesionale, sociale, shendetesore. Ka cënuar cdo të drejtë, që cdo qytetar i Republikes se Shqiperise, duhet t’i kete te garantuara me ligj.
Ne e drejtojmë këtë denoncim kundër Kryetarit të falimentuar, të bashkise së falimentuar të Kavajës, Redjan Krali dhe patronazhisteve të tij servilë, firmosin ne papergjegjshmeri totale ligjore e profesionale, praktika transferimi e shkarkimi nga puna per te trysnuar kundershtaret politikë”, tha Teferiçi në deklaratë nga selia e PD në Tiranë.

“Kalvari i persekutimit dhe diskriminimit politik të familjes tone fillon heret, qe ne maj te vitit 2018… e deri sot. Unë largohem nga puna si drejtor i shkolles se Mesme Profesionale, me nje shkrese antiligjore te ish-ministrit te kohes, Arben Ahmetaj, me motivacionin “mosplotesim i kritereve te punes”. Ju bëj me dije se: kam një karriere 18-vjecare ne arsim (6 vjet si mesues, 12 vjet si drejtues, saktesisht ne shkollen 26 Marsi…). Ju bej me dije se, dosja ime, pervec karrieres se gjate arsimore, pa asnje vërejtje te asnje lloji, perfshin: master Profesional per Administrim dhe Menaxhim Arsimi, si trajnime te shumta nga Ministrite perkatese dhe projektet e BE-se, te gjitha ne funksion te detyres qe mbaja”, tha në denoncinin e atij Bledar Teferiçi.