Vijon procesi i groposjes së pulave të ngordhura në zonën e Shijakut.
Panorama.al ka siguruar pamje nga momenti i groposjes në fshatin Shilorë të bashkisë së Shijakut.
Vendi ku po groposen pulat, është larg zonave të banimit. Më herët, Ministria e Bujqësisë bëri me dije se kanë ngordhur rreth 340 mijë shpendë.
Ndërkohë, ka nisur procesi i asgjësimit të 120 mijë prej tyre. Sipas ministrisë, po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës, po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes, po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës, është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët.