Hakerat nxorën në shitje TIMS-in dhe databazat qeveritare, Rama: Agresioni dështoi! Ky është sukses, sistemet i ringritën

Në një kohë që të dhënat e shqiptarëve, apo sistemet e Ministrisë së Brendshme, TIMS, MEMEX etj kanë dalë në shitje në faqet e hakerave, kryeministri Edi Rama në daljen e tij publike, ka folur për sukses të qeverisë që sipas tij përballoi sulmin kibernetik.

Edi Rama tha se agresioni i hakerave ka dështuar dhe se qëllimi i tyre ishte ta kthenin sistemin dixhital në vitin zero.

Por kryeministri tha se vendi ynë i ka ngritur shërbimet me shpejtësi dhe nuk nguroi ta quaj si “sukses”.

“Agresioni ka dështuar, sulmi ka qenë i një natyre që mund të kishte zhdukur gjithçka, dhe mund të na kishte kthyer mbrapa në vitin zero të sistemeve dixhitale, kjo nuk ka ndodhur dhe sistemet tona janë ringritur me shpejtësi.

Ky është sukses dhe ky është fakt dhe ky konglomerat grupesh dhe që njëri është si një nga grupet me të rrezikshëm të terrorit në botë, ka organizuar sulme ndaj vendeve që i kanë marrë hapat shumë kohë më parë si nga Izraeli

Që është në superfuqi e botës dixhitale, te Kuvajti, Qirpo dhe sulmet kanë qene të rënda dhe të dëmshme.

S’mund të pretendosh që të bombardohesh, dhe ti kapësh bombat në ajër”, thekson Rama.

Më tej kryeministri tha se siguria kibernetike kërkon investime, të cilat tha ai: “Ne i kishim fazuar në një kohë më të gjatë, por tani do përshpejtojmë projektin”.