Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali i ka uruar sot në 70 vjetorin e lindjes ish-kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano.
Mikut të shpisë, pasi janë kushërinj, Krali i thotë se ish- kryeministri është mentori i tij në politikë dhe se nga Nano ka marrë çdo këshillë dhe urtësi.
Në foto e publikuara nga darka familjare e këtij përvjetori të rëndesishëm, kryebashkiaku e uron për jetë të gjatë dhe shëndet.
Mesazhi i Urimit
Mentori im!
Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot!
Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!
Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer!
Shëndet e jetë të gjatë!