Kriza energjetike, kreu i OSHEE: Problem shtëpitë e barit dhe kriptomonedhat, kemi kapur disa raste

Ndërkohë që vendi po përballet me krizë të energjisë elektrike, kreu i OSHEE Adrian Çela ka deklaruar se janë konstatuar disa raste të abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike. Këtu përmendi përdorimin e energjisë elektrike për prodhimin e bimëve narkotike dhe për kriptomonedha.

OSHEE vazhdon tu qëndrojë targeteve që ka vendosur. Niveli i humbjeve teknike llogaritet në 15%. Kjo ka një raport me nivelin e humbjeve teknike. Për 1% humbje teknike ne duhet të investojmë 50 mln euro.Ne jemi në nivelin 92% për kategoritë familjare. Problem përbëjnë muajt e parë të vitit. Tani jemi duke rikuperuar. Ka një problematikë që vihet re për herë të parë është me biznesin që i ndryshoi tarifa. Kemi proceduar disa herë me shkelësit e ligjit.

Kemi konstatuar edhe raste të përdorimit të energjisë elektrike për bimë narkotike dhe kriptomonedhat. Në lëvizjen e fundit që u bë, çlirohet OSHEE nga sikleti i investimeve. Kemi disa projekte që do të vazhdojmë. Do jemi më të mbledhur sa u përket investimeve. Por nuk do lëmë pas dore investimet e rëndësishme”, tha Çela.