Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar këtë të mërkurë një vizitor në burgun e Lushnjes pasi gjatë kontrollit i është gjetur një plumb.
I arrestuari K.Sh banues në Memaliaj kishte sjellë një qese me veshmbathje, brenda së cilës është gjetur edhe plumbi, për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve.
Njoftimi i plotë: Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, ka arrestuar sot në IEVP Lushnjë, një vizitor, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një fushek pistolete i kalibrit 7.65 mm.
I arrestuari në flagrancë, K.Sh, i datëlindjes 05.03.1980, banues në Memaliaj, kishte sjellë një qese me veshmbathje për djalin e tezes A.A, i dënuar me tetë vite burgim për veprat penale të prodhimit, trafikimit dhe shitjes së natkotikëve.
Grupi i kontrollit ka vërejtur sendin e ndaluar në fund të qeses dhe SHKBB kreu arrestimin e personit në flagrancë pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të: “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Egzekutimit të Vendimeve Penale” si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”parashikuar nga neni 278 dhe 324/a i Kodit Penal.