Jeton Lami del në skenë edhe në masakrën e Fushë Krujës ku u vra Brilant Martinaj, cili ka qenë roli i tij?

Jeton Lami, polici, shok i ngushtë i Ervis Martinaj ka pasur edhe një rol në ditën e vrasjes së trefishtë në Fushë-Krujë.

Prokuroria ka zbuluar se oficeri Jeton Lami është personi që ka shërbyer si shofer dhe ka transportuar Brilant Martinajn dhe Diklen Vatën nga restorant “….” tek një servis në fshatin Larushk.

Fillimisht shoferi nuk është njohur nga kamerat e sigurisë, por më pas ka rezultuar se është polici Jeton Lami.

Kështu që ky i fundit do të pyetet edhe për ngjarjen e 17 Korrikut, ku mbetën të vdekur Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ata u ekzekutuan në mbikalimin e Fushë-Krujës.