“Mos të ndihemi vetëm”, Të Moshuarit e Azilit të Kavajës nisin fushatën: Jeto jetën, harro moshën!

Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi” në Kavajë kanë nisur një fushatë sensibilizuese për të nxitur qytetarë dhe grupe të ndryshme sociale që të mos i harrojnë dhe lënë të ndihen vetëm.

“Jeto jetën, mos moshën”, është nisma e prezantuar së fundmi nga vetë ata dhe ka marrë mbështetjen e drejtuesit të këtij institucioni Neritan Bajaziti dhe stafit.

Banorët e pranojnë që vëmendja ndaj tyre është e madhe dhe gjithmonë kanë shprehur vlerësime por ata duan të nxitin veçanërisht të rinjtë që të kujdesen për moshën e tretë duke jetuar edhe jetën e tyre.

Në shtëpinë ku sot banojnë 62 të moshuar vetëm gjatë këtij viti janë zhvilluar shumë aktivitet social-kulturore për lehtesuar jetesen tyre në këtë strehë sociale.

Të moshuarit janë vizituar nga personalitet te arrit dhe muzikes ndërsa nuk kanë munguar aktivitet për ti bërë të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Mesazhi “Jeto jetën, harro moshën” shkon për të gjithë të rinjtë që ata duhet të kujdesen për të mishuarit, pasi edhe ata do të jenë një ditë moshë e tretë që do kenë nevojë për kujdes.

Po ashtu i njëjti mesazh shkon edhe për të moshuarit që jeta duhet të jetohet më të njëjtin pasion dhe dashuri, pavarësisht viteve të shumta që ka mbi supe kjo kategori.

Kavaja.Net dhe stafi i saj zotohet ta mbështesë këtë nismë në nxitjen e brezit të për të drejtuar vëmendjen e merituar ndaj të moshuarve. @Kavaja.Net