Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar foto nga protesta e mbajtur pasditen e sotme para Inceneratorit të Tiranës.
Meta shprehet se askush nuk mund t’i shmanget ndëshkimit, pasi ora e drejtësisë po afron gjithnjë e më shumë.
“Falenderim të përzemërt për të gjithë qytetarët e Tiranës që morën pjesë sot në protestën kundër vjedhjes shtetërore me inceneratorët.
558 ditë pas denoncimit të kësaj afere të errët dhe mafioze, qytetarët kërkojnë drejtësinë e munguar. Askush nuk mund ti shmanget ndëshkimit. Ora e Drejtësisë po afron”, shkruan Meta