Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në një pallat në Mamurras. Ballkoni i një apartamenti në katin e pestë të pallatit është shkëputur, duke rënë një kat më poshtë.
Banoret e këtij pallati të shokuar kanë lënë banesat duke u larguar nga rreziku qe kanosej nga rënia e dy ballkoneve, ndërsa policia menjëherë ke vendosur perimetrin e sigurisë.
Priten ekspertet te vendosin nëse pallati është ose jo i banueshëm. Shkak e rënies se ballkoneve është amortizimi i godinës.