Berisha publikon foton me gjashtë kandidatët në garë për kryetar të FRPD-së: Urime të përzemërta dhe suksese në garë!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar sot një foto me 6 kandidatët në garë për kryetar të Forumit Rinor të PD-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha u ka shprehur atyre suksese në garën për kreun e FRPD-së.

“Me 6 kandidatët në garë për kryetar të Forumit Rinor të PD-së. Urime të përzemërta dhe suksese në garën e tyre!”, shkroi Berisha.