Mbyllet kampionati i minifutbollit në shkollat 9 vjeçare në Kavajë, ja kush fitoi kupën!

Është mbyllur kampionati i monifutbollit në shkollat 9-vjeçare të Njësive Administrative të Bashkisë Kavajë. 

Shkolla 9- vjeçare “Herbert” e Qerretit ka fituar Kupën e kampionatit të organizuar nga Sektori i Sporteve në Bashkinë Kavajë. 

Trofeu i ekipit fitues i eshtë dorëzuar nga Kapiteni i Ekipit Besa Skerdi Perja dhe Drejtorit të Klubit Shumësportësh Besa Klodian Bajaziti. 

Mesazhi:

Kampionati i minifutbollit 🥅 per shkollat 9 vjecare te njesive administrative; Bashkia Kavaje,na dhuruan emocione me plot 6 ⚽️. Organizatoreve ju bashkua edhe kapiteni i ekipit Besa, Skerdi Perja ku i dorezoj ekipit fitues🏆 urime shkolles Qerret (Herbert)!