Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet paralelisht me ato për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania në korrik të këtij viti, edhe për sulmin e fundit ndaj sistemit TIMSnë Shqipëri.
Siç behet me dije, pas sulmit kibernetik me datë 09.09.2022, në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme shqiptare, duke qene se sulmi ka ardhur nga i njëjti burim, Iranhi, dosja po hetohet si nje e vetme me te dyja rastet.
Kutjojmë qe me datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale:
Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”;
“Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”;
“Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe
“Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal.
Objekti i hetimit fillestar ishte sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.