Lajmi i Fundit/ Aksident i rëndë, përplasen 3 automjete, 2 të plagosur nisen drejt spitalit

Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, ku në vendin e quajtur “Kthesa e Subashit”, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet tip “Audi”, “Volkswagen” dhe “Ford”, automjeti tip “Ford” pas përplasjes ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë lënduar drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi R. Xh., 24 vjeç, banues në Gjirokastër dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja S. M., 21 vjeçe, banuese në Tepelenë, të cilët u transportuan për në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.