Një pëmë për çdo emër që bëri histori, Bashkia e Kavajës nderon figurat e sportit që nuk jetojnë
Bashkia ka gjetur një formë origjinale për të jetësuar figurat e futbollit kavajas.
Pranë aneksit të stadiumit, dje nisi mbjellja e pemëve në kujtim të emrave ikona që nuk jetojnë më, si Alush Mërhori, Xhavit Daiu, Qamil Teliti, Dhimitër Dimroçi apo Bajram Hushi, i ndarë nga jeta disa ditë më parë dhe shumë të tjerë.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali thotë se Besa ka një hostori të madhe të sportit që na bën krenarë por edhe na detyron ta vazhdojmë dhe ta ruajmë.
Mesazhi i Redjan Krali:
Një pemë 🌳 në kujtim të atyre që ndërtuan historinë e sportit në Kavajë. Një histori krenare që e kemi për detyrë të vazhdojmë ta shkruajmë me të njejtin dinjitet e sukses me brezat e tanishëm dhe ato që do të vijnë. Sporti është një nga trashëgimitë më të vyera të qytetit tonë!
Mirënjohje Shoqatës “Udhëtim i lirë” që përkrahu këtë iniciativë plot emocione të Sektorit të Shumësporteve dhe Këndit të BE-së në Bashkinë tonë 🙏