Egnatia spektakolare mund 3-0 Vllazninë në Rrogozhinë dhe ngjitet në renditje

Egnatia ka qenë spektakolare këtë pasdite lënë pas startin e ngadaltë të kampionatit dhe ka konfirmuar pretendimet që ka në këtë edicion, duke mundur dhe dominuar plotësisht Vllazninë.

Rrogozhinasit kanë fituar me shifrat 3-0 ndaj shkodranëve të cilët lanë për të dëshiruar me paraqitjen e tyre në fushën e lojës dhe nuk arritën në thuajse asnjë moment të shfaqeshin rrezikshëm para portës së Sherrit.

Fitorja çon Egnatian përkohësisht në vendin e dytë në renditje, me po aq pikë sa Vllaznia dhe e përfshin atë në grupin e skuadrave të cilat tani pretendojnë për një vend në Europë.

Ekipi rrogozhinas shënoi dy gola të shpejtë në mesin e pjesë së parë që i dhanë siguri ndersa goli i tretë ishte ai sigurisë për 3 pikë të arta përballë shkodranëve.

EGNATIA-VLLAZNIA 3-0
22′ Delarzh, 24′ Musta, 57′ Camaj