Gjatë inspektimit sot në selinë blu, deputeti Flamur Noka ka rikthyer në punë rojen e selisë Pëllumb Matrakun, largimi i të cilit bëri bujë para pak muajsh pasi ishte dhe dorëheqja e parë nga PD.
Noka teksa e takoi tha se ai është legjendar në Partinë Demokratike pasi ka mbi 24 vite punë duke theksuar se çdo ngjarje e atyre kohëve do lihet pas dhe mesazhi është vetëm për ribashkimin e demokratëve.
Flamur Noka-Pëllumb Matrakut: Rikthehet në vendin e punës se është legjendar në këtë parti.
Asnjë demokrat nuk lëviz, do ç’blindohet selia. Me njëri-tjetrin nuk kemi asgjë. Do presim ekspertët për të inspektuar gjithë godinën. Është kosto që duhet ta mbajmë. Shtëpia do i kthehet demokratëve.