Anëtarët e Komisionit të Reformës Territoriale dhe ekspertët e PD kanë bërë sot prezantimim e draftit të Reformës Territoriale në Grupin Parlamentar të PD, ku kanë marrë pjesë vetëm deputetët që nuk janë rreshtuar me zotin Berisha.
Burime nga mbledhje bëjnë me dije se është propozuar një draft me 92 bashki dhe 6 Rajone.
Pavaresisht shtimit me 31 Njësi vendore që kerkojnë demokratët, për Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës ata nuk kërkojnë asnjë ndryshim duke lënë në fuqi ndarjen aktuale.
Sipas diskutimeve mësohet se disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë: Bashkia Sukth; Bashkia Fushë-Krujë; Bashkia Farkë; Bashkia Ndroq, ndërkohë Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz; Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër; Bashkia Shpirag në qarkun Berat; Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër; Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan; Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë; Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier; Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës; Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë; Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
Mësohet se deputetët kanë bërë disa propozime shtesë dhe sugjerime për ndryshime të cilat pasi të rishikohen nga ekspertët, secili prej deputetëve deri javën e ardhshme do të finalizojnë draftin që do ti propozojë zyrtarisht Grupi Parlamemtar i Partisë Demokratike.
Ndërkohë që nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.
Deputetët do të vijojnë diskutimet edhe gjatë kësaj jave dhe pritet që drafti final të miratohet nga Grupi Parlamentar të martën e javës së ardhshme, për të kaluar më pas në diskutimet publike dhe politike deri në 30 Shtator.
Bashkitë e reja që propozohen:
Bashkia Sukth
Bashkia Fushë-Krujë
Bashkia Farkë
Bashkia Ndroq
Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz
Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër
Bashkia Shpirag në qarkun Berat
Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër
Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan
Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë
Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier
Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës
Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë
Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone:
1- Rajoni Tiranë-Durrës
2- Rajoni Shkodër-Lezhë
3- Rajoni Kukës-Dibër
4- Rajoni Gjirokastër-Berat
5- Rajoni Fier-Vlorë
6- Rajoni Elbasan-Korçë.
Drafti nuk është përfundimtar pasi deputetët kanë bërë disa propozime që do të shqyrtohen për tu përfshirë më draftin final.