Zevendeskryemistrja Belinda Balluku ka deklaruar sot se ndertimet pa leje do te konfiskohen nga Shteti. Pas mbledhjes se qeverisë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës lajmeroi vendimin se konsfiskohen te gjitha hapsirat e ndertuara pa leje, kate shtesë apo godina duke theksuar se toleranca do jetë zero ndaj te gjithë shkelësve.
“Tolerancë zero për ndërtimet pa leje për qëllim fitimi dhe shtesat mbi leje. VKM e miratuar sot mbi konfiskimin e këtyre ndërtesave, i hap rrugë sundimit të plotë të ligjit, me synim parësor dekurajimin e subjekteve për të shkelur ligjin në fushën e ndërtimit. Nuk do të ketë procese legalizimi për këto objekte. Konfiskim, e drejtë parablerje nga pronari, ose dhurim ndaj shtetit, janë të vetmet opsione. Fondet dhe banesat e mbledhura nga ky proces, do të vihen në dispozicion të shpronësimeve dhe kompensimeve për qytetarët që preken nga projektet publike”, tha Balluku.
Mirëpo ky aksion që pritet te ndermarre qeveria ka dhe nje prapavije politike te luftes së qartë brenda socialistëve, veçanërisht në Tiranë.
Me kete vendim, Balluku duket se sulmoi Drejtpërdrejt Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me qëllim të pastër politik. Arsyeja është e thejshtë. Veliaj është dhënësi kryesor i “OK” për çdo ndërtim në territorin e Tiranës. Pavarësisht se Kryeministri Edi Rama shigjetoi policinë e shtetit, ku i akuzoi se u puthin kembet “milionerëve” Balluku e di kush eshte “autori” i lejimit te këtyre ndërtimeve.
Në kete mënyrë Ministrja që këshillon shqiptaret që për të kursyer energji duhet ti lajnë rrobat me 30 gradë e nuk thotë asnjë gjë për pagesën 80 Mijë Euro në dite per inceneratorët me pronarë në kërkim ndërkombëtar ka zgjedhur të eleminojë kryetarin e kryeqytetit.
Ky akt dihet qe kryesisht eshtë marre për Tiranën pasi aty jane edhe ndertimet me te mëdha por që nuk përjashton edhe bashkitë e tjera. Nën petkun e kercenimit dhe me qellim qe të spostojë Veliajn, Balluku mund te bëjë presion Kryetarëve të tjere te Bashkive te qarkut Tiranë që të mbeshtesin Ministren përballë kryebashkiakut te Tiranës.
Lufta per ndertimet ne Tiranë, qe Rama dhe Balluku nuk i panë sot në mëngjes Apo u bënë dje, duket se ka prapavije politike per të “varfëruar” politikisht Veliaj që ende nuk është konfirmuar si kandidat për Tiranën.
Perpos oligarkëve që Rama tha se e ka edhe sfidë personale me ta, duket se më shumë do humbë Veliaj.
Ministrja u duk e vendosur kur foli, por ditët në vazhdim do të shohim se si do shkoje zbatimi i kesaj VKM të miratuar nga nje qeveri që ka 10 vjet ne pushtet dhe cdo vit nis aksion per të njëjtën gjë. /Kavaja.Net