U luajtën mbrëmjen e sotme 2 sfidat e para të Grupit C, i quajtur si “grupi i ferrit”, teksa u shënuan në total plot 8 gola. Në supersfidën e zhvilluar në “San Siro”, mes Interit dhe Bajernit të Mynihut, ishin bavarezët e Nagelsman që triumfuan me rezultatin 0-2, falë golit të Sane dhe autogolit të Dambrozios.
Një dominim i frikshëm i skuadrës gjermane, që ishte superiore absolute ndaj Interit, që bëri shumë pak në këtë sfidë! Diferenca të mëdha u vëren në fushën e lojës mes këtyre dy skuadrave.
Ndërkohë në duelin tjetër të Grupit C, atë mes Barcelonës dhe Plzen, katalanasit e Ksavit bënë detyrën duke triumfuar me rezultatin 5-1. Protagonisti absolut i spanjollëve ishte bomberi Robert Levandovski që realizoi triplitë, teksa serinë e golave e hapi Kesi dhe e mbylli Ferran Torres.
REZULTATET:
BARCELONA-PLZEN 5-1
Kesi 13′, Levandovski 34′ , 45+3′, 67′, F.Torres 71’/ Sykora 44′
INTER-BAJERN MYNIH 0-2
Sane 25′, Dambrosio 67′ (autogol)
ATLETIKO MADRID – PORTO 2-1
90’+2′ Hermoso, 90’+11′ Grizman / 90’+6′ Uribe
NAPOLI-LIVERPUL 4-1
5′ (p), 47′ Zielinski, 31′ Anguisa, 43′ Simeone / 49′ L. Diaz
TOTENHEM-OLIMPIK MARSEJË 2-0
76′, 81′ Riçarlison
Ajax- Rangers 4-0
Clube Brugge- Bauer Leverkusen 1-0
Eintracht Frankfurt- Sporting CP 0-3