Spanjë-Shqipëri ishte një sfidë e bukur për tu parë, mbase jo aq shumë për tifozët e “furive të kuqe” të cilët shpresonin që në këtë rikthim të kombëtares në Barcelonë të festonin me ndonjë goleadë. Si gjithnjë, ata që interesohen pak për futbollin, përpiqen gjithnjë të përfitojnë në çdo rrethanë.
Kështu ndodhi edhe në këtë sfidë, ku disa tifozë, para dhe pas ndeshjes, shpalosën banera dhe bënë thirrje politike, thirrje raciste si:
“Kosova është Serbi”, Katalonja është Spanjë, imazhe që nuk i shkojnë aspak për shtat një shteti si Spanja që vijon të mos njoh pavarësinë e Kosovës.