Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike pas sulmit kibernetik, qeveria: I sponsorizuar nga republika e Iranit! Ambasada ka afat 24 orë për t’u larguar

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare në vendin tonë është sponsorizuar nga republika e Iranit.

Ai tha se pjesë e tij kanë qenë katër grupe të ndryshme nga Irani, mes tyre edhe një nga grupet më famëkeqe që ka sulmuar disa shtete të tjera.

“Sulmi i 15 korrikut nuk ishte aksion individësh por një agresion shtetëror. Agresioni kibernetik është sponsorizuar nga republika e Iranit. Ka angazhuar 4 grupe për sulmin ndaj Shqipërisë, ndër to edhe një nga grupet më famëkeqe që ka sulmuar shtetet të tjera si Izraelin, Qipron etj. 

Kemi lajmëruar vendet e NATO-s duke ndarë rezultatet e hetimit. Kemi vendosur ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me republikën Islamike të Iranit. Ambasadës së Iranit i është kërkuar largimi brenda 24 orëve”, tha Rama.