Ilir Meta njofton protestën e parë, ja kur dhe ku do të mbahet

Partia e Lirisë ka njoftuar protestën e parë që do të mbahet me rifillimin e aksionit politik në shtator.

Kreu i PL-së, Ilir Meta bëri të ditur se protesta do të mbahet të martën e ardhshme protestën te inceneratori i Tiranës.

“Protestën e parë Partia e Lirisë do ta organizojë pas një jave në orën 18:00 te incineratori i Tiranës”, u shpreh Meta.

Duke folur për ndotjen mjedisore në Shijak një ditë më parë, Meta tha se “për këtë çështje do të bëjmë edhe veprime të tjera. Jemi të vendosur të godasim këtë skemë mafioze që shkatërron shëndetin e qytetarëve. Jo vetëm ata, por edhe tokën e ujin dhe të gjitha pasuritë e tjera mbi bazë të të cilave ata jetojnë. Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh. Kur kjo ndodh në mes në Shijak, në mes të Tiranës dhe Durrësit në sezon turistik, mendoni se çfarë mund të ndodhë në bashki të tjera që janë larg vëmendjes së mediave”.