“Sulm i hapur për grupin mediatik”/ Kryetarja e Komisionit të Mediave reagon për aksionin e paligjshëm në ‘Prestige Resort’: Janë mbushur gazetat e botës me matrapikun tuaj!

Kryetarja e Komisionit të Mediave, Flutura Açka ka komentuar sërish sulmin ndaj e IKMT-së ndaj në Prestige Resort. Ajo tha sot në komision se të gjitha gazetat në botë kanë raportuar mbi lajmet për sulmin ndaj mediave të lira duke goditur bizneset e saj.

“Jemi dëshmitarë sa brutale ka qenë. Kur duan këta betonierët e tyre i mbajnë 24 orë. Kur duan ta frustrojnë një biznes shkojnë çdo ditë e nga pak. Panorama, News 24 dhe BallkanWeb janë të paktat media që kanë mbetur paksa të lira.

E kemi për detyrë ta mbrojmë. Nuk mbulohet media në Shqipëri. Ti atje e cenon. Nuk mund të shkonte direkt në News 24 sepse do bëhej flagrante fare. Janë mbushur gazetat e botës ma matrapikun tuaj. Hallin e keni te sinjalet. Është ndër të paktat televizione që ia ka hapur dritaren opozitës për të gjitha skandalet që kemi renditur. Nuk e di a kanë dëshirë të vijnë apo jo. Ne duhet t’i krijojmë mundësi grupit mediatik.
Pse kaq shumë brutalitet kur qeveria është e zonja të gjejë forma të tjera të paktën me grupet medaitike. Ne nuk jemi avoketër të së keqes. Kur vjen puna te media e lirë kemi për të detyrë të jemi të gjithë bashkë. Në këtë pikëpamje e shoh këtë gjë. Ky është sulm i hapur për grupin mediatik”, tha Açka.