Dhimitër Dimroçi, “sallaksi” i Papërsëritshëm i Besës, “Qytetar Nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i Merituar” i Sportit

Dhimitër Dimroçi, “sallaksi” i Papërsëritshëm i Besës, “Qytetar Nderi” i Kavajës dhe “Mjeshtër i Merituar” i Sportit

Marrë Nga Sektori i Sporteve, Bashkia Kavajë

E nisi si portier, por perfundon… sulmues
Duket vertete e rralle fillesa e karieres me futbollin per te madhin MIT DIMROCI. Ai ne kampionatin e rrugicave e lagjeve kur ishte femije luante vetem ne rolin e portierit. Por kur ne nje ndeshje finale arriti nje here nga krahu i majte te braktiste porten e te shfaqej si sulmues e madje duke i dribluar te gjithe mbrojtesit dhe, sic thuhet ndryshe te “hynte me gjithe top ne rrjete”, shumekush eshte habitur. Kjo histori ne dukje e vogel do te merte “dhene” duke shkuar deri ne vemendjen e trainerit te Beses mjeshtrit Vasip Alushi. Lala Vasipi, sic e therritnin te gjithe me respekt, nuk e ka pyetur fare futbollistin por e ka vendosur direkt sulmues krahu. Dhe keshtu…ka nisur pa u ndalur me shperthimi. Vetem nje sezon me te rinjte dhe direkt te skuadra e te rriturve. Aty luanin “kolose” e nuk ishte e lehte te perballooje si stervitjen e vete peshen specifike te ndeshjeve. Miti eshte pershtatur ne menyre rrufe. Arriti te kishte te kemba e tij e majte “magjine” e perkedheljes se topit ne menyren me spektakolare te mundshme. Madje me teknike e finese te papaerseritshme. Per lojen i zhvillonte aksionet me klas. Luante si askush tjeter ngjitur, vetem ngjitur me vijen anesore, se ciles ja bente llogarite e udhehehqjes se topit deri ne “milimetra”. Kaq si per fillim, teksa harkonte pa pushim topa drejt zones e Hasan Germani qe ishte “pyka” i sulmit e te tjere lojrtare pas tij, u mesuan me kete sjellje ne fushe prej profesionisti te “regjur” te Mit Dimrocit.

Mbledhja ne mes te fushes ne…finalen e Kupes
Besa kishte humbur nje finale kupe ne vitin 1961 ndaj Partizanit. Por kur erdhi finalja e dyte me 1963, ne Kavaje rane dicka me heret “tam-tamet” e festes. Aq shume e vertete eshte kjo histori, saqe kur mendon se cfare ndodhi ne ndeshjen e pare ndaj Tiranes brenda ne kryeqytet ku Besa permbysi shifrat nga 1-2, ne fitore te saj 3-2, Kavaja kishte shenuar, edhe pse para kohe, emrin e saj si “fituese”. Nje nder gjerat me te cuditshme qe ndodhi ne kete finale ishte nje mbledhje e improvizuar qe kapteni Dhimiter Dimroci ben brenda fushes me lojtaret kavajas ne minuten e 83-te. Pas nje topi te dale jashte kur rezultati ishte 1-2, Dimroci me autoritetin e kapitenit “shkund” ne kete mbledhje te shpejte prej dicka me teper se nje minute duke thene para ekipit: “Cuna, nuk duhet ta humbimin kurresesi kete ndeshje, tifozet tane qe po na ndjekin duan fitore. Te ja shperblejme atyre kete deshire”. Dhe… Besa shperthen. Jane tre “musketieret” Qemal Gavardari, Seid Lilamani dhe vete Mit Dimroci qe shenojne golat ne finalen e pare me 31 marsi 1963,. Date kjo qe shenoi nje ngjarje te vecante per triumfin e Beses. Por ishte vetem ndeshja e pare. Pas nje jave do te luhej finalja e dyte (ndeshja e kthimit) kur…ngjau ajo qe askush nuk e ka menduar se do te ndodhte. Edhe moti “qau”, kur shiu “me gjyma” sic thuhet ndryshe, qe binte pa pushim me 7 prill 1963, e beri te pamundur ne fushen e vjeter suksesin e Beses. Tirana fiton 1-0. Ndeshja kerkon kohen shtese qe u mbyll pa gola, per te mbrritur te seriali i 11-metershave. Te kavajasit ka mbetur mister edhe sot, fakti qe pse ja ngarkuan gjuajtjet mesfushorit me tipare sulmuese Thabit Rexha. Ndersa te Tirana duke qene se ishte demtuar portieri rolin e tij e mori persiper Ali Mema. I cili edhe gjuante, edhe priste. Rezultati final ishte 3 me 5 per Tiranen nga pika e bardhe dhe keshtu keqardhja e deshperimi i futbollisteve, tifozeve dhe cdo familje ne Kavaje, duhet thene se per ate kohe u shndrrua ne nje “brenge”…qe vijon dhe sot.

Dimroci, nje mjeshter qe gezonte autoritet absolut
Cilesite sportive te mrekullueshme qe kishte, i jepnin Mit Dimrocit shkelqimin e vertete si nje profesionist shembullor. Eleganca. Teknika, Shpejtesia. Kroset, Karakteri. Disiplina e korrektesia me shoket, drejtuesit e tifozet. Keto cilesi e shume te tjera e bene Mit Dimrocin, njeriun qe gezonte autoritet absolut ne skuader, jashte saj e mbi te gjithe ne mbare komunitetin e madh te futbolldashesve kavajas dhe shqiptare. Shiritin e kapitenit e ka mbajtur pa mbushur 25 vjec. Kur ne fakt nga pervojat e ndryshme jo vetem ne Kavaje po dhe ne skuadra te tjera, dihet qe shiriti i kapitenit u jepej lojtareve me te vjeter ne moshe. Shok i ngushte me Demir Karriqin, Andon Simakun, Xhavit Daiun, Tahir Dajen, Fatbardh Zhelegun, e lojtare te tjere, por me nje respekt madheshtor qe kishin per trainerin Vasip Alushi dhe ne virtin 1958 per djaloshin e ri qe erdhi nga Hungaria Skender Dedja, i cili solli njohurite me te perparuara per kohen direkt ne futbollin kavajas, e bene Mit Dimrocin ne fushen e lojes nje implementues te gjithe rregullave e cilesive te reja sportive qe erdhen nga futbolli i zhvilluar Europian (Hungarez qe ne keto vite shkelqente) per te hyre edhe ne futbollin shqiptar.

Traineret shpesh konsultoheshin me Mit Dimrocin si kapiten pikerisht edhe prej autoritetit qe ai gezonte ne skuader dhe ne radhet e sportdashesve. Me nje njeri teper te komunikueshem e me kulture te nje shkalle te gjere, ishte gjithnje nderim e respekt per te sjelle frymen e duhur te zhvillimit e perparimit te sportit. Mit Dimroci per keto karakteristika ka dhene gjithnje shembullin e tij vetjak, ne menyre shumedimensionale e te pakursyer ne cdo rast.

Ngjarja me Refik Resmen, dhe goli ne…rrjeten e jashtme

Duket vertete e rrallle ajo qe ka ndodhur ne ndeshjen e vitit 1958 Besa – Partizani ne Kavaje. Ne nje moment te takimit, Mit Dimroci ka manovruar ne krahun e majte, deri afer portes se Partizanit. Pasi ka kaluar vendin ku bashkohet vija horizontale me vijen vertikale, ka depertuar edhe me ne thellesi ngjitur me vijen fundore, dhe gjuan drejt portes se Beses qe mbrohej Mikel Janku. Ne fushen e vjeter, ne anen jugore, rrjeta poshte shtylles pingule ka qene pak e care. Topi nga jashte saj ka hyre brenda kuadratit dhe prehet ne rrjete. Arbitri i ndeshjes e ka dhene menjehere golin sepse dhe ne stadium ka shperthyer festa. Mos harrojme Besa e vitit 1958 ishte nje super skuader qe u shpall nenkampione dhe rivalitetin per titull per kete vit e kishte pikerisht me Partizanin.

Dimroci pas golit shkon takon kapitenin e Partizanit Refik Resmja, ja qarteson kete detaj qe goli ka hyre nga rrjeta e jashtme dhe te dy i drejtohen arbitrit te ndeshjes. Ky i fundit fillimisht eshte habitur me kete deklarim. Por duke qene se te ai kane shkuar dy kapitenet, dy figura te rendesishme te futbollit, e ka larguar medyshjen dhe ka anulluar golin. Sot eshte njelloj sic quhet sistemi VAR. Keshtu goli, i pa filmuar nga asnje kamer, eshte anulluar. Kjo ngjarje beri vertete buje. Triumfoi drejtesia e ndershmeria, shpreheshin te gjithe ne fushen e vjeter te Kavajes, ndersa lajmi kaperceu ne cdo qytet e ne tere Shqiperine. Kur disa vite me pare u realizua nje dokumentar per jeten e Refik Resmes, Ylli Pepo (regjisor) dhe kamera e Xhemal Recit erdhen ne Kavaje dhe e kane rifilmuar vendin te porta e tanishme ku spjegimet perkatese i dhane Dhimiter Dimroci e Qemal Gavardari, dy protagoniste te formacionit kavajas te vitit 1958..Kur dokumentari mbaroi dhe u be publik ne ambienetet e Shtepise Qendrore te Ushtrise (ne Miti, Qemali dhe une (F.E.) i ftuar si gazetar e komentator) kemi qene te ftuar ne kete event, kur pikerisht ai moment i rrjetes se care, nga te gjithe pranishmit mori shume duartrokitje. I tille ka qene Mit Dimroci.

Te tille kane qene futbollistet e atyre viteve te shkuara. Po te tille edhe gjyqtaret. Kjo ngjarje mund te sherbeje edhe sot pje jo si modeli me i mire per ti “folur” brezave me te rinj…

Familja, fisnikeria e Mitit fillonte pikerisht aty
Dhimiter Dimroci eshte djali i Vlashit qe njihet si njeri i shquar ne Kavaje ne vitet e luftes se pare boterore. Dimrocet duhet thene se jane nje pjese e nje familje te madhe. Miti ka dy motra e dy vellezer. Dy motrat jane Fanulla dhe Kaliroi. Te cilat per fat te keq nuk jetojne me. Fanulla ka qene e martuar ne fisin e nderuar Koljaka ndersa Kaliroi ka qene e martuar ne Elbasan, Edhe dy vellezerit e Mitit, Vasili dhe Kleanthi per fat te keq nuk jetojne me. Mit Dimroci ka qene i martuar me Mellani Tereziun. Ata kane si trashigimtare dy femije. Mellania ka punuar si ekonomiste ne Fabriken e Qelq – Xhamit ne Kavaje. Nga femijet e madhja eshte vajza Elena. Ajo eshte e martuar ne Tirane me Sotiraq Ndreko. Dhendrri ka qene pjese e sportit te futbollit por jo si lojtar. Ka qene arbiter futbolli (asistent) per me shume se 15 vite ne Kolegjiumin e Tiranes. Elena vajza e Mitit, ka mbaruar studimet ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” te Elbasanit per mesuesi (dega cikli i ulet). Aktualisht Elena punon si mesuese ne “Shkollen e Kuqe” ne Tirane. Elena ka dy femije. Te dyja vajza. E para quhet Aleksia. Eshte 29 vjece. Ndersa e dyta quhet Kristi. Eshte 27 vjece. Te dyja vajzat kane te perbashket perfundimin e studimeve te Larta ne Universitetin e Tiranes ne te njejten dege, per Gjuhe te Huaj. Kemi mesuar, kur po mbyllnim kete faqe speciale per Mit Dimrocin, se vajza e tij Elena Dimroci (Ndreka) se shpejti do te zhvendoset ne nje shtet tjeter, pra do te jetojne tani e tutje jashte Shqiperise. Persa i takon vajzave te Elenes e para eshte e martuar me Ardianin dhe kane nje djale te vogel 1 vjec qe quhet Gael qe, thuhet se do ti ngjaje stergjyshit te vet, per tu bere mbase futbollist kur te rritet. Vajza e dyte e Elenes eshte e martuar me Denisin dhe ka nje vajze 4 vjece qe quhet Nikol.
Djali i Mit Dimrocit quhet Elidon. Ai ka luajtur futboll me Besen e Kavajes, skuadren e vendlindjes se tij, dhe nese nuk do te emigronte, mund te kishte nje kariere me te gjate. Sepse u shkeput pikerisht atehere kur pasi kishte luajtur me skuadrat e grupmoshave, madje pati mundur te jete per pak kohe edhe pjese e skuadres se te rriturve. Elidoni ka 30 vite qe emigron ne shtetin apenin Itali. Eshte i martuar me rusen Svetlana qe si zanat eshte rrobaqepese dhe ka “fotokopjuar” vjerrin e saj qe punoi ne kete zanat deri sa pati dale ne pension. Svletlana eshte nga qyteti Votkins i Rusise nje qender me mbi 300 mije banore. Elidoni dhe Sveltana kane nje djale qe tani eshte 16 vjec dhe quhet Rajan. Ai eshte ne perfundim te shkolles profesionale ne Siena te Italise ku jeton aktualisht familja e tij. Helidoni punon ne profesionin panetier dhe pasticier dhe ka vendosur ura te forta me zanatin qe ushtron duke u shndrruar ne nje mjeshter. Per sa spjeguam per familjen Dimroci ajo qe bie ne sy eshte intelektualizmi dhe fisnikeria pa limit e …DIMROCEVE, njerezve teper profesioniste dhe shume dinjitoze per nga thjeshtesia e tyre.

Puna e perditshme/ Usta edhe si …rrobaqepes
Te qenurit mjeshter, usta i vertete ne futboll, nuk ia kishte larguar kurre vemendjen Mit Dimrocit edhe te puna e perditshme, te zanati tjeter i rendesishem i jetes. Te rrobaqepsia. Per shume vite deri sa doli ne pension Dhimiter Dimroci ka qene ne NTAN Kavaje, nje usta teper i nderuar. Puna e tij cmohej e vleresohej per shume e shume arsye. Korrektesa, disiplina, serioziteti, aftesite komunikuese me nje tjheshtesi e fisnikeri te rralle, e bene Mitin qe ne dyqanin e tij qe zinte cerekun e hapesires sepse ishte ne nje lokal bashke me dy dekoratoret e ndermarrjes, piktorin e mirenjohur Xhoxh Sotja me te cilin thuajse ishin edhe moshatare dhe shtepite i kishin shume afer njeri-tjetrit (madje kishimn luajtur qe heret futboll bashke Miti si sulmues dhe Xhoxhi si portier). Me keta dy burra te shquar punoja edhe une si dizinjator. Pata shansin e fatin qe te mesoja me “shpejtesine e eres” dhe pershtatesha shpejt e kendshem me kete ambient pune. Po qe kishte brenda dhe fryme te mirfillte futbolli qe te ndjehej gjithmone, fort, bukur e shume mire. Ata qe vinin e benin porosi me shprehjen Usta iu drejtonin Mitit me miresjellje. Mernin tek ai pergjigjegjen me dinjitoze per cdo sherbim qe kryente. I kishte duart “flori”, sic thote nje fjale e urte e popullit. Nderkohe te lokali i tij i rrobaqepsise vinin shpesh edhe prej pozicionit ne mes te pazarit (prapa ish mapos “Pionieri” perballe me ndertesen e ish-komitetit ekzekutiv, sot Bashkia), vinin plot miqe e ne vecanti shoke te sportit, te skuadres, por edhe tifoze e njerez te tjere kureshtare me te cilet Miti benrte pritjen e percjelljen shembullore gjithmone i buzeqeshur. Ciltersia zinte vendin themelor te jeta e ketij burri te shquar te sportit kavajas. Te ishe sportist me emer nuk ishte nje gje e lehte, thoshte shpesh Miti. Kjo sepse ne Kavaje ishin mesuar me futboll te bukur, dhe sportdashesit e dallonin me nje veshtrim te pare, se cili ka e cili nuk ka talent per te vijuar luajtjen e mbajtjen veshur te fanelles se Beses. Puna e perditshme ishte nje shkolle e madhe e jetes se Dhimiter Dimrocit, qe gezoi deri ne ditet e fundit te jetes se tij (ndrroi jete me 08.08.2013), respektin dhe admimrimin e gjithe qytetareve, ne vecanti futbolldahesve kavajas qe kane konsideruar ate idhull sic kishte emrin, ne lartesine madje te nje “Miti”…

Kombetarja dhe ndeshjet nderkombetare me Besen
I piketuar prej te gjithe ekspreteve si nje “alla i majte” i pakrahasueshem me shume futbolliste te tjere te kohes, periudha kur Mit Dimroci ka patur kulmin e karieres se tij si futbollist, perkonte me vitet kur prej prishjes se miqesise me vendet lindore, Kombetarja e Shqiperise luante pak ndeshje. Madje ndonjehere edhe me emra te “tjetersuar”, si Seleksioni Kombetar”, “Perfaqesuesja e Tiranes”, etj. Miti u grumbullua disa here ne “zboret” e shkurterta qe behishin kryesisht ne Kavaleshencen e Plepave mes Durresit dhe Kavajes. Binte ne sy per elegancen e finesen e veprimeve sulmuese ne krahun e majte sepse “sallakja e tij verete ishte me “nam”. Edhe Besa e Kavajes qe luajti disa ndeshje nderkombetare me ekipe te vendeve te lindjes si “Krahet e Sovjeteve” te Kuibishevit (Rusi), kunder Perfaqesueses se Brazilit ne Rumani (me 1957), Dimroci u thirr edhe nga Dinamo e Tiranes dhe Partizani per ndeshjet miqesore nderkombetare te ketyre klubeve qe luajten me skuadra te ndryshme brenda e jashte Shqiperise, duke lene pershtypje mjaft te mira, Te Dinamo ishin kavajasit e shquar te kjo skuader Muhamed Vila dhe Selim Gjoci qe e bene faktike prezencen e Dimrocit per keto ndeshje. Ndersa dhe tek te gjithe futbollistet e tjere Dimroci gezonte respekt maksimal. Paraqitja e Dhimiter Dimrocit, per vete rendesine qe kishin per kohen, eshte vleresuar dhe ne dy Spartakiadat Kombetare (1959 e 1964) ne te cilat forma e talenti i Dimrocit vleresoheshin me notat me te larta. Veshtire te gjesh edhe sot nje “alla te majte” me cilesite e karakterstikat sportive si te Mit Dimrocit. Ishin plot personalitete te medhenj te futbollit shqiptar qe sa here zbarkonin ne Kavaje, apo dhe kudo tjeter e shpalosnin kete opinion shume qartazi e madje me kranari…

Mbresat e paharruara/ Me Veteranet e Beses ne Milano
Ndonese ishte 75 vjec dhe kjo moshe dihet qe ka ne lidhje me shendetin edhe ndonje “krisje”, Mit Dimroci si shume veterane te tjere te Beses e priti me kenaqesi dhe emocion te madh viziten e bere nga 7 deri me 10 dhjetor 2012 ne Milano. Ne kete qytet ku ishte prenotuar ndjekjen live ne stadiumin mitik “San Siro” e ndeshjes se kampioonatit te Seria A mes Inter dhe Napolit. Shume detaje te kesaj vizite kane qene te tilla mbreslenese deri ne madheshtine e kesaj fjale. Qendrimi atje ku ka “folene” Milani ne “Ata Hotel”, vizita ne Liqenin e Komos, nje nga perlat e turizmit Italian, ne qytetin e Luganos ne Zvicerr, apo shkuarja ne Torino, nje qytet ku luajne dy skuadrat me shume fame te Italise dhe jo vetem (Juventusi e Torino), jane komponente qe ky “eskursion” sporttiv i ideuar nga Bashkia e Kavajes, e qe rralle ne fakt te jepet rasti ne meyre te organizuar te shikosh nga afer e me imntesi nje vend fqinje por qe futbollin e ka teper te zhvilluar. Ne Itali mbushesh madje me pershtypje e mbresa te pazevendesueshme. Aq me teper kur je ne nje delegacion me njerez me te cilet ke shkrire rinine tende. Edhe per Mit Dimrocin kjo vizite ne Milano ka lene pershtypje te jashtezakonshme per gjithcka qe dhuroi ne palin personal, kolektiv dhe sportiv.

Skeda: DHIMITER DIMROÇI
Datlindja: 24.04.1935
Vendlindja: Kavaje
Shtatlartesia: 185 cm
Pozicioni: sulmues i majte
Kaeriera si futbollist: Besa Kavaje (1953-1968)
Ndeshje ne Elite per Kampionatin Superior: 284
Gola gjithsej ne Kampionatin Superior: 36
Ndeshje ne Elite per Kupen e Shqiperise: 77
Gola gjithsej ne Kupen e Shqiperise: 9
Kariera si traner: Vecmas kontributit disavjecar te skuadrat e grupmoshave te reja per U-17 e U-19, vetem nje here kur drejtonte si trainer i pare Dashnor Bajazitin, Miti pati rolin e zevendesit. U angazhua te skuadra e madhe ne 4 javet e para te sezonit 1986-87 me bilancin 4 barazime ne 4 ndeshje.
Cmime te fituara: “Mjeshter i Merituar i Sportit”, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Qytetar Nderi” i Kavajes

Pergatiti: FATMIR EFICA

(Per fotot e ketij postimi falenderojme vella e moter HELIDON dhe ELA DIMROCIN, trashigimtare te MIT DIMROCIT)