Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka folur ditën e sotme për aksionin e paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort i cili prej katër ditësh radhazi po terrorizon pushuesit në këtë hotel.
Duma u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund të ndërpresë dot komunikimin mes qytetarëve duke e cilësuar atë një “tigër prej letre”.
“Shyqyr që nuk ka mundësi të ndërpresë edhe facebook-un. Shyqyr jetojmë në një epokë që sado të përpiqet pushteti i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kështu është kur nuk e ke marrë pushtetin me meritë por përmes krimit. Shyqyr jetojmë në një epokë kur ti nuk e ndalon dot komunikimin. Nuk e ndalon dot Putini, jo ky tigri prej letre.
Mendoj që kemi një problem. Është problem i secilit prej nesh, Mos u kompleksoni se çfarë është e tjetrit mbetet e tjetrit. Kjo që po ndodh këtu mund t’i ndodhë çdo biznesi të madh. Po mbylle mundësinë për të qenë i lirë. Nuk ka më pronë. Nuk ka më arritje. Ne duhet të mbrojmë rregullat e lojës në këtë vend. Është bërë një gropë e zezë që tenton të lajë paranë. I gjithë bregdeti është i supermbuluar me shumëkatëshe të krimit të organizuar. Unë i kam denoncuar njerëz të cilët kanë ndërtuar dy metra në det investime që nuk justifikoheshin nga asgjë dhe bënin fushatë për Partinë Socialiste”, deklaroi Duma.
Ajo u ndal edhe te rikthimi i Dallëndyshe Bicit në krye të IKMT-së një ditë para se të niste aksioni në Prestige Resort.
“E mbani mend si kanë ardhur në pushtet. Ka thirrur aleancën e kamikazëve. Kamikazët e vet, Kur ju transmetonit korrupsionin për kamikazët që kanë dosje, ai është në rënien e vet. Në mandatin e tretë duhet të tregonte pjekuri pasi e mori në tavolinë në mënyrë kriminale. Ai e di shumë mirë që në mandatin e tretë i ka këmbët e dobëta. Është gjatë gjithë kohës mbajtja e pushtetit me dhunë dhe krim”,u shpreh ajo.